ÇMIMI I MADH I KATALONJËS – GARAT E LIRA- PROBLEME ME SETUP -IN PËR BAUTISTËN NË DITËN E PARË NË BARCELONË.

Çmimi i Madh i Katalonjës  - Go&Fun

Çmimi i Madh i Katalonjës, Raundi i shtatë i MotoGP për Kampionatin Botëror 2014, nisi sot me provat e lira me dy seancat. Në ditën e parë të provave u panë rezultate të ndryshme për skuadrën GO&FUN Honda Gresini: Alvaro Bautista ishte vetëm në vendin e 11-të në klasifikimin e kombinuar, rezultat që erdhi nga vonesat në Set-up-i që ju bë motorit të tij Honda RC213V, ndërsa i tij shoku i ekipit, i riu Scott Redding, kreu me të vërtetë xhiro të shpejta dhe rezultoi ndër më të shpejtët e garuesve në bordin e “Production Racer” Honda RCV1000R, në sajë të një rezultati të mirë 1'43 "612, vendosur këtë pasdite me temperatura të larta.

ALVARO BAUTISTA (11th - 1'42"833)
"Sot kishim shumë probleme me pjesën e përparme të motorit dhe ishte mjaft e vështirë pasi nuk mund të merrja mirë kthesat. Kisha vonesa në hyrje të kthesave dhe si pasojë e kësaj me shfaqeshin probleme edhe në dalje të tyre. E ndjeva këtë problem që në mëngjes gjatë provave te lira, prandaj këtë pasdite kemi provuar një set-up të motorit, të përdorur në të kaluarën në këtë pistë, por në fakt edhe ajo nuk rezultoi më e mirë, përkundrazi . Ne kemi analizuar të dhënat, kemi kuptuar se nuk jemi në drejtimin e duhur, por që thelb humbëm pothuajse të gjithë sesionin e dytë të provave.
Ne duhet të punojnë shumë nesër, për ballancimin dhe set-up e motorit dhe shpresojmë se këtë herë ne mund të përmirësojmë xhiro tona, po kështu dhe pozicionin tonë në renditje ".

SCOTT REDDING (13th - 1'43"612)
"Unë jam shumë i lumtur për rezultatin edhe pse ka qënë pak e vështirë te arrihej kjo, pasi ka patur një ndryshim të madh në temperaturat e mëngjesit e të pasdites, dhe pista ka qënë gjithashtu e rrëshqitshme. Gjithësesi, ne kemi qenë më të shpejtë në sesionin e dytë dhe kjo është një gjë mjaft e mirë. Unë gjithashtu bëra disa gabime në xhiron time më të shpejtë, por aktualisht ndjehem shumë mirë. Tani na duhet të vendosim se cilat goma do të përdorim gjatë garës, sepse nuk jemi ende të sigurtë në lidhje me to, por shpresojmë se do të vendosim nesër pas disa xhirove.
Ky cirkuit nuk është një nga të preferuarit e mi, por është mjaft e këndshme të garosh me një motor të tillë MotoGP".

FAUSTO GRESINI
" Për fat të keq kjo fundjavë ka qenë zhgënjyese :
Bautista nuk ishte në gjendje për të përmirësuar kohën e xhirove të tij gjatë gjithë ditës dhe tani ne duhet të gjejmë arsyet që sollën këtë rezultat. Me siguri në këto momente ne jemi mbrapa dhe jam i zhgënjyer për këtë, sepse ne e dimë që Alvaro ka potencial për të luftuar për kreun. U përpoqëm të provonim zgjidhje të ndryshme, por aktualisht duhet të specifikojmë se cila prej tyre është më e mira. Nderkohë që Scott-i e ka bërë më së miri punën e tij duke përmirësuar performancën e tij nga mëngjesit në pasdite dhe duke e mbyllur ditën si më i miri 'Production Racer' Honda. Scott-i edhe pse nuk e pëlqen këtë pistë, është duke punuar mirë dhe ka përparuar në mënyrë progresive " .

Published on : Qer 12 2014