Gus 1 2014

GO & FUN: SPONSOR I RI I TURNEUT NDËRKOMBËTAR TË TENISIT

green energy drink | Go&Fun

San Marino Go&Fun Open, ngjarja më e rëndësishme e San Marinos, është rinovuar për herën e 27-të. Challenger Tour i ATP-së (Federata e Tenisit Profesionist) i cili do të fillojë më 2 gusht,  do të ketë shpërblime të cilat arrijnë shumën e 75.000 $ dhe do të mbahet në të bukurin vend : Tennis Center Cassa di Risparmio e Montecchio. Ndërkohë që ndeshja finale është planifikuar në datën 10 gusht. Në këtë event  (ATP Challenger Tour) do te marrin pjesë  lojtarët më të mirë italianë të kësaj disipline.

Kjo është hera e parë  që Go&Fun nënshkruan një marrëveshje 3 vjeçare me Federatën eTenisit  të San Marino-s dhe kështu fillon përvojën e saj të parë në botën e tenisit.  Kjo marrëveshje do t’ia shtojë rëndësinë turneut dhe do krijojë  mundësi  të reja për një turne të nivelit të lartë,i cili do ndiqet  me shumë vëmendje nga mediat dhe nga mijëra tifozë e  përkrahës.

Go&Fun Green Energy Drink prodhuar nga Go&Fun Co, qendra e së cilës ndodhet në San Marino, ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me botën e sportit . Ajo do të jetë pranë jush  plot  energji   për të freskuar vizitorët  dhe për të rigjeneruar energjitë e tenistëve në fushë, gjatë kësaj vere shumë të nxehtë.

Turneu do të shoqerohet  me ngjarje muzikore të ndryshme dhe pjesë të shkurtra muzikore, që shoqërohen me  shumë Go&Fun dhe që do të mbajë gjallë sallën e klubit të tenisit.  Edhe këtë herë, mbulimi televiziv do të mundësohet nga Raisport.

Christian FORCELLINI (Kryetar i FST):  "Unë jam shumë i kënaqur për marrëveshjen e arritur me zotin Bruno Bollini dhe Go&Fun. Pasi,kjo kompani nga San Marino, e shquar në këtë  industri , vendosi për të investuar në ngjarjen më të rëndësishme sportive të organizuar në territorin e Republikës  sonë. Unë mendoj se mund të flasim rreth dy veçorive, në fushat e tyre përkatëse të cilët vijnë së bashku për t’i  dhënë jetë një ngjarje shumë të veçantë dhe për të vazhduar traditën e madhe të tenisit ndërkombëtar. Këto janë : Inovacioni dhe tradita, vlera në dukje të kundërta, por  që ende janë dy komponentët kryesore të këtij eventi (San Marino Go&Fun Open).  Në të ardhmen do të kemi mundësitë për të propozuar që turneu ATP Challenger Tour të dalë në plan të parë,  të ftohen sportistët më të mirë në botë dhe sigurisht më të mirët në Itali dhe  të bëhemi një magnet I fuqishëm për turistët dhe tifozët të cilët ngjiten në malin Titano për të ndjekur këtë ngjarje sportive të veçantë. "

Bruno Bollini (Go&Fun): "Nderimi me çmimin më të mirë në Turneun Challenger  2013, më bën të ndjehem të kënaqur dhe krenar.  Në radhë të parë si  një qytetar i San Marinos, i cili e njeh mire famën ndërkombëtare të ngjarjes dhe ne rradhe te dyte si  I apasionuar  i këtij sporti të sofistikuar dhe dinamik  siç është tenisi.  Go&Fun Green Energy Drink do të jetë Sponsori kryesor për 3 vjet dhe ngjarja kryesore e sezonit në San Marino. Një mundësi për të përsëritur përkushtimin që kompania është duke ndjekur në shumë fusha te sportit : nga MotoGP në futboll, volejboll, golf, rugby dhe natyrisht edhe në tenis.

Go&Fun është një kompani e Grupit Erba Vita e lidhur shumë ngushtë me sportin dhe ndan  vlera të qarta:  beson në sport dhe mbështet politikën kushtuar pijeve natyrale  &  origjinale, por gjithashtu  “ fun and passion”.  Unë kam qenë i impresionuar menjëherë me këtë projekt, që shkon përtej mundësive dhe merr përmasa të një ngjarje të madhe shoqërore si  për kompaninë që unë përfaqësoj ashtu dhe për Republikën e San Marinos . "

Published on : Kor 6 2014