ÇMIMI I MADH I KATALONJËS – GARAT E LIRA - RENDITJA NË FUND TË DITËS: ANTONELLI DHE BASTIANINI NË DHJETËSHEN E PARË.

Combined Free Practice Classification - moto3 - Go&Fun

Pilotët e skuadrës të të Rinjve Moto3 GO&FUN perfunduan brenda 10-shes së parë në fundin e ditës së parë të hapjes së Cmimit të madh të Katalunjës, që është gara e shtatë e Kampionatit Botëror Moto3 2014. Në dy sesionet e para të garave të lira, Niccolò Antonelli filloi të punonte me set-upin e motorit të tij, duke e gjetur veten gjithnjë e më mirë dhe duke përmirësuar kohët e tij: 18-vjecari nga Cattolica përmirësoi kohët e tij me shumë se një sekondë nga mëngjesi në pasdite, duke vënë kohën 1’52”177, i pesti në renditjen e përgjithshme dhe dy të dhjetat më shumë se vendi i parë. Shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, i cili bëri deputimin e tij në pistën më të shpejtë të Katalunjës, përfundoi në një vend të 7-të me kohën 1’52”342.

NICCOLO' ANTONELLI (5th - 1'52"177) “Jam shumë i lumtur në ditën e parë të provave të lira, sepse shoh progres nga hera e shkuar. Njëlloj si në Mugello, edhe këtu ndjehem shumë rehat me motorin. Ndjehem mirë dhe dua që dhe nesër të jem keshtu. Rivalët tanë, sigurisht që kanë bërë hapa të tjerë përpara, por ne do mundohemi të mbajmë të njëjtin ritëm. Nesër, përpara garës kemi planifikuar disa ndryshime në mënyrë që të përsosim dhe përmirësojme set-up. Megjithatë, jemi të kënaqur me mënyrën se si filloi fundjava ".

ENEA BASTIANINI (7th - 1'52"342) “Sot garova për herë të parë në këtë pistë dhe të jem I sinqertë që nuk është e preferuara ime... por duhet që garojmë në të gjitha pistat , na pëlqen apo jo! Sot bëmë një punë shumë të mirë: gjatë mëngjesit kishim pak probleme të vogla por arritëm që ti zgjidhnim menjëherë pasdite. Si rezultat , në pjesën e fundit të sesionit të dytë bëra dy tri xhiro shumë të mira , sidomos në të fundit. Jemi në drejtimin e duhur, por kemi shumë punë për të bërë sidomos në interpretimin e pistës “.

FAUSTO GRESINI “Jam shumë I kënaqur me rezultatet e të dy garuesve tanë, në këtë ditë të parë të provave: punuam në disa drejtime për të përmirësuar motorin dhe për t’u prezantuar sa me mirë. Jam i kënaqur me Niccolën I cili ka gjetur besimin e duhur dhe po ashtu edhe për Enea-n i cili u tregua me të vërtetë i shpejtë edhe pse ishte gara e tij e parë, në këtë pistë. E kemi filluar në mënyrën e duhur dhe do përpiqemi për të vazhduar në të njëjtën mënyrë, kuptohet duke bërë edhe rregullimet e nevojshme pasi duam që të kemi rezultate të mira në provat kualifikuese”.

Published on : Qer 12 2014