Prezantimi i Ekipit GO&FUN Honda Gresini 2014
Prezantimi  i Ekipit GO&FUN Honda Gresini 2014

Entuziazëm dhe vendosmëri janë fjalët kyçe për prezantimin e Ekipit Go&Fun Honda Gresini 2014. Veprimtari, e cila u zhvillua në Republikën e San Marino dhe u komentua nga shtypi më i rëndësishëm vendas, tërhoqi një audiencë të gjerë. Pati shumë emocione gjatë intervistave me protagonistët: Alvaro Bautista, Scott Redding, Niccolò Antonelli dhe Enea Bastianini. Një kuartet me grintë dhe energji pozitive, që transmetoi dëshirën për të filluar një sezon me frymën dhe qëllimin e caktuar: të qëndrojnë në krye të renditjes, në çdo kategori të garave me motora.
Menaxher i Ekipit, Fausto Gresini dhe presidenti i Go&Fun Bruno Bollini kanë projektuar objektiva të mëdha për sezonin e ri. Takimet vazhduan me personalitetet më të larta të Republikës së San Marinos të cilët pas prezantimit, përshëndetën ekipin dhe të gjithë të ftuarit në një seancë publike.

FOTO
SHIKO GALERINË E PLOTË
FOTOT MË TË MIRA :